
Gazetari serb Bratislav Kërstiq ka komentuar skandalin e aferës ‘Kokaina’ në Leposaviq, ku nënkryetarja Dragana Miletiq shihet duke konsumuar lëndë narkotike.
Kërstiq në emisionin”Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se lidhur me këtë skandal do të ishte dashur të jap dorëheqje ministri i Pushtetit Lokal.
Kjo sipas ti, sepse kryetari Lulzim Hetemi nuk e ka emëruar nënkryetaren Miletiq pa e pyetur nivelin qendror.
Kërstiq ka thënë se ky skandal tregon se sa ka sovranitet Kosova në veri
“Qe sovraniteti i shtetit të Kosovës në veri të vendit”, është shprehur i nervozuar Kërstiq. /Gazeta10/