Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kërstiq: Jo merre ose lëre, por merre ose do ta bësh me zor

Gazeta10
07 May 2023 - 21:29

Raporti: Bleona Dallaveraj /Kanal10

Gazetari dhe analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se amerikanët dhe Brukseli duhet të bëjnë presion më të madh ndaj Vuçiqit dhe Kurtit sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës, duke iu ofruar atyre variantin ‘merre sot ose pasnesër do ta marrësh me zor dhe jo ‘merre ose lëre’.

Zhagitja për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, po shihet si shqetësuese,  sepse mund të shtyjë incidente në veriun e vendit.

Gazetari dhe analisti serb, Branislav Kërstiq, thotë se Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja, duhet t’iu bëjnë presion me të madh dy liderëve, kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duka ua ofruar atyre variantin merre ose më vonë do ta marrësh me zor.

Ai u shpreh se tani është momenti i fundit për një zgjidhje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, faktori ndërkombëtarë është lodhur me këtë çështje dhe ikja e tyre nga veriu do ta ndizte atë pjesë menjëherë me incidente serioze, madje edhe me luftë, e që siç tha ai, as serbët dhe as shqiptarët nuk e duan.

Kërstiq ka folur edhe për zgjedhjet e 23 prillit për të cilat thotë se kanë qenë të ligjshme, por ai konsideron si të pakuptimtë faktin që dikush me 75 vota të udhëheqë me Komunën e Zveçanit për të cilën thekson se ka rreth 15 mijë banorë serbë.

Gazetari i cili jeton në veri të Kosovës, e sheh të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve të reja në atë pjesë, por vetëm pas arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithnjë me mbështetje serioze të autoriteteve ndërkombëtare.

Takimi i fundit në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, përfundoi pa marrëveshje, ndonëse aty u prezantua draft-statuti për themelimin e Asociacionit me shumicë serbe.

Megjithatë, aty u miratua deklarata për të pagjeturit, ku zotohen dy palët për krijimin e mundësisë për zbardhjen e fatit të mbi 1600 personave që figurojnë ende të zhdukur. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.