
Gazetari serb Aleksandar Kerstiq ka deklaruar në emisionin “Politiko” të Kanal 10 se është nën masa të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me pavarësinë e Kosovës.
Për shkak të qëndrimeve të mia, të ngjashme me ato të z. Kamberit, i cili e pranon pavarësinë e Kosovës, kam marrë vendim dhe jam nën masat e BIA-s”, ka deklaruar Kerstiq.
Ai ka deklaruar gjithashtu se herën e fundit ishte ndal dy orë.
“Kur jam duke dalë, Policia ndalojnë nga 30 minuta deri në dy orë. Herën e fundit më kanë ndaluar për dy orë e gjysmë”, ka thënë ai.