
Vizita e kryeministrit të vendit, Albin Kurti u komentua nga gazetari serb, Branislav Kërstiq.
Ai në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun parashtoi pyetjen se përse së bashku me kryeministrin në veri nuk kishte ndonjë ministër serb, raporton Gazeta10.
“Rruga Afrim Bunjaku, shumica serbe e kupton që polic pa asnjë arsye e ka humb jetën, sepse ishte në uniformë. Por pse z.Kurti ishte atje me stafin të cilin e ka pasur me komunitete tjera, kush është ministri Rashiq? Përse nuk e kemi pas një ministër serb atje, pse?”, deklaroi Kërstiq. /Gazeta10