Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërstiq: Serbia ka bërë më shumë për Ukrainën, sesa Kosova

Gazeta10
28 August 2023 - 21:49

Analisiti dhe gazetari serb, Bratislav Kërstiq ka komentuar repliken e kryeministrit Kurti ndaj kryeministres serbe, Ana Bërnabiq për mos sanksionim ndaj Rusisë.

Sipas tij, Serbia e ka përkrahur më shumë Ukrainën se sa Kosova, raporton Gazeta10.

“Agjenda e zotit Kurti është kur flasim për mbështetjen për Rusinë, mendimi im personal është që Serbia më shumë e ka përkrahur Ukrainën sesa Kosova, sepse Kosova është në atë drejtim verbal që je tu e mbështet Ukrainën kundër Rusisë, por në anën tjetër ne e kemi nbazë ditore që Serbia është duke i armatosur ushtarët e Ukrainës”, tha ai.

Gazetari serb shton se e vetmja shancë për Serbinë që ta vazhdojë rrugën e duhur është që menjëherë të vendos sanksione ndaj Rusisë dhe ta pranojë pavarësinë e Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.