
Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.
Në këtë mbledhje që është mbajtur sot, kjo kryesi ka dalë me disa sugjerime për Ministrinë e Arsimit, mësimdhënësit, si dhe prindërit, transmeton Gazeta10.
KPK ka thënë se kundërshtojnë çdo formë të dhunës, dhe u ka bërë thirrje prindërve të përmbahen nga tensionimi i situatës.
Më tej, nga kjo mbledhje janë arritur 9 konkluzione të cilat KPK, i ka publikuar në faqen e tyre në Facebook.
“Kundërshtojmë dhe dënojmë çdo formë të dhunës të kujtdoqoftë. Trekëndëshi mësimdhënës, nxënës e prindër duhet të mirëmbahet me kujdesin dhe respektin më të lartë. Arsimi në Kosovë është në pikën më të rëndë që nga paslufta dhe kërkon trajtim të veçantë prej qeverisjes dhe të gjitha palëve”, thuhet në deklaratën e këshillit. /Gazeta10