
Këshilli i Prindërve të Kosovës ka njoftuar dje përmes një reagimi se nëse nuk jepen pagat për grevistët atëherë ata do të organizohen që t’i mbledhin ato, raporton Gazeta10.
“Nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit”, thuhet në reagimin e tyre.
Më tej bëhet e ditur se ata pakënaqësinë e kanë pasur për grevën dhe jo personalisht për mësimdhënësit.
“Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit!”, është thënë më tej.
Përndryshe, pavarësisht se SBAShK-u ka vendosur që ta pezullojë grevën deri në janar, qeveria nuk po ua lëshon pagat e shtatorit grevistëve.
Ky vendim ka ngjallur reagime të mëdha kundërshtuese nga shoqëria civile dhe nga subjektet opozitare. / Gazeta10