
Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Chollet këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Twitter, teksa ka thënë se me Vuçiqin, kanë folur edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat, transmeton Gazeta10.
Ai ka thënë se është i zhgënjyer që Kosova ka marrë vendim të mos e shtyejë zbatimin për ndërrimin e targave.
“Ndava zhgënjimin tonë për vendimin e Kosovës që të mos e shtyjë zbatimin për targat. Diskutuam përkushtimin tonë për të ulur tensionet, për dialogun e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe avancimin në rrugën e euro-integrimit për Serbinë”, ka shkruar këshilltari amerikan./Gazeta10
Good to speak with Pres. Vucic @predsednikrs. Shared our disappointment with Kosovo’s decision not to delay license plate regime; discussed our commitment to reduce tensions, secure EU dialogue progress/normalized Kosovo-Serbia relations, and advance Serbia’s Euro integration.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) November 10, 2022