Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këshilltarja e Kurtit reagon pas deklaratës së Rohde: Nënshkrimi i Ohrit dhe Aneksit do të ishte fitore, por Serbia po refuzon

Gazeta10
13 February 2024 - 15:07

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, sot ka thënë se qasja aktuale e Kosovës dhe Serbisë është qasje humbëse dhe se të dy vendet po i kënaqin audiencat lokale dhe s’po afrohen drejt synimi të përbashkët që është BE-ja.

Ndaj këtij qëndrimi të Rohde ka reaguar këshilltarja politike e kryeministrit Albin Kurti, Fëllënza Podrimja.

Podrimja ka shkruar se “nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit do të ishte një fitore e dyfishtë”, megjithatë ajo shton se “është Serbia që po refuzon ta bëjë një gjë të tillë”.

Sipas saj, Serbia po e lufton marrëveshjen në çdo front.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.