Gazetari serb, Branislav Kërstiq ka komentuar sulmin e së premtes në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, duke e cilësuar të njëjtin si akt terrorist.
“Pushteti aktual i ka instalu kamerat në veri të vendit. Çka po na tregojnë ato kamera kur sulmohen stacionet policore, kur sulmohen ndërtesat?”, ka pyetur Kërstiq.
Megjithatë, një kundërpërgjigje e ka pasur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
“Kjo nuk është pyetje legjitime fare. Nuk është e drejtë sepse aktet terroste janë kry edhe në Turqi edhe nuk kanë mujt mu kap njerëzt”, ka thënë Bajqinovci. /Gazeta10/