Gazeta10

Këta janë dy të arrestuarit për mashtrim në Istog, dyshohen për 270 mijë euro dëm

Katër persona kanë përfunduar nën pranga nën dyshimin për mashtrim, në dëm të 270 mijë eurove.

Gazeta Insajderi merr vesh ekskluzivisht sedy të arrestuarit e sotëm janë; Muharrem Nikçi dhe Liridona Dakaj.

Insajderi raportoi dje se për këtë rast janë arrestuar edhe Berat Mehmetukaj dhe Florentina Dakaj.

Sipas Prokurorisë dyshohet se që nga viti 2022 e deri më qershor të këtij viti, në Istog përmes paraqitjes së fakteve të rreme, ata kanë dëmtuar viktimën dhe e kanë stimuluar ta blejnë një lokal në Istog. Sipas dosjes, dy të dyshuarit nga i dëmtuari kanë përfituar 270 mijë euro.

“Që nga periudha kohore e vitit 2022, në vazhdimësi, e gjer me dt 17.06.2024, në Istog, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e mashtrojnë të dëmtuarin dhe vazhdojnë lajthimin ndaj tij, dhe me këtë e nxisin që të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që të pandehurit Florentina Dakaj dhe Berat Mehmet Ukaj, në emër të kinse të blerjesë së një lokali në Istog dhe rritjes së vlerës së tij, nga i dëmtuari kanë përfituar para në shumë prej 270.000 euro, ku nga kjo shumë 188.865,00 euro i dëmtuari i ka transferuar 270 mijë euro”, thuhet ndër të tjera në dosje.

Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj katër të dyshuarve nën arsyetimin se të njëjtit mund ta përsërisin veprën penale në rast se lihen të mbrohen në liri.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë