Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Këtë fundjavë rikthehet La Liga me xhiron e 27-të

Gazeta10
31 March 2023 - 11:22

Këtë fundjavë rikthehet La Liga ku pritet që të zhvillohen disa duele shumë interesante.

Lideri i tabelës Barcelona, do të luaj këtë xhiro si mysafir i vendit të fundit, Elches. Blaugranasit vijnë në këtë takim pas fitores që e arritën ndaj rivalit të përjetshëm Real Madridit,  në El Clasicon e 19 marsit. Kjo ndeshje zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 21:00.

Kampioni në fuqi, Real Madridi pret në “Santiago Bernabeu” ekipin e Real Valladolidit. “Los Blancos” kërkojnë rikthimin tek fitoret pas humbjes që pësuan në minutat e fundit të ndeshjes xhiron e kaluar ndaj Barcelonës. Ky takim është planifikuar të luhet ditën e diel dhe nis me fillim nga ora 16:15.

Atletico Madrid do të jetë  nikoqir i Real Betisit në “Wanda Metropolitano”. Skuadra e udhëhequr nga Cholo Simeone ka hyrë në një seri mjaft pozitive të rezultateve, teksa numërojne 8 ndeshje pa humbje në elitën e futbollit spanjoll. Kjo ndeshje zhvillohet ditën e diel, dhe fillon në orën 21:00.

Ndeshjet tjera që do të zhvillohen janë: Girona – Espanyol, Athletic Bilbao – Getafe, Cadiz – Sevilla,  Celta Vigo – Almeria, Villarreal – Real Sociedad, dhe Valencia – Rayo Vallecano.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.