
Ferizaj sot ka bërë prezantimin e trajnerit Andrej Panadic i cili do të nisë punën që nga dita e sotme.
“Zakonisht nuk merrem me ato se çka thuhet dhe shkruhet nëpër media. Më pëlqen të punoj shumë, të merrem me ekipin. Por mos pritni nga unë që të bëjë magji në një kohë të shkurtër. Mendoj se ekipa ka kualitet nga ajo se çfarë kam shikuar këto ditë”, ka thënë Panadic.
Tutje, trajneri Panadic tha se futbolli në Kosovë është zhvilluar shumë viteve të fundit dhe ekziston një interesim nga jashtë për ta përcjellur cilësinë e ligës në Kosovë.
Panadic para se të marrë drejtimin e Ferizajit ka udhëhequrë: Lask Linz, Istra dhe Rudar Velenje, /Gazeta10/