
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se KFOR-i e ka refuzuar kërkesën e tyre për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë, raporton Gazeta10.
Vuçiq ka thënë se KFOR-i në letrën e hartuar me kujdes drejtuar Qeverisë së Serbisë, është përgjigjur se besojnë se nuk ka nevojë për kthimin e Forcave të Armatosura Serbe në territorin e Republikës së Kosovës.
Ndërsa për këtë Vuçiq ka kritikuar misionin e KFOR-it duke thënë se nuk iu kanë referuar Rezolutës 1244.
“Por ata nuk iu referuan një pjese të rezolutës, pasi nuk kanë të drejtë ta refuzojnë atë kërkesë. Ata iu referuan normës normative për të ruajtur rendin dhe rendin. Ata bënë një gabim tjetër.”, tha Vuçiq për Pink.
Tutje, Vuçiq ka folur edhe për rastin e ndodhur ditë më parë në Shtërpcë, duke thënë se është detyrë e KFOR-it t’i mbrojë të gjithë serbët ne Kosovë.
Kujtojmë se kërkesën për kthimin e 1 mijë ushtarëve në Kosovë, Serbia e kishte bërë me 15 dhjetor.
Në atë periudhë tensionet në veri të Kosovës ishin të mëdha, pasi që vendi ishte bllokuar nga barrikada të ndryshme që serbët vendosen për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.
Përveç vendosjes së barrikadave në veri, vazhdimisht kishte sulme me shok bomba si dhe ndaj gazetarëve që raportonin nga atje.
Pas dërgimit të Pantiqit në arrest shtëpiak, barrikadat u larguan dhe kjo ndihmoi në zhbllokimin e veriut./Gazeta10