Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka njoftuar se ushtarët letonezë të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje kanë kryer një patrullë rutinë përgjatë vijës kufitare në komunën e Zubin Potokut.
Në njoftim thuhet se KFOR-i vazhdon ta zbajtojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 199.
“Ushtarët letonezë të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO kryen një patrullë rutinë përgjatë vijës kufitare administrative, në komunën e Zubin Potokut/Zubin Potok.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.
KFOR-i thotë se vazhdon të koordinohet ngushtë me Policinë e Kosovës, si reaguesi i parë dhe misionin e BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX-in.
“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.