
NATO, përmes misionit të KFOR-it në Kosovë, ka përcjellë urimet për Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Në një postim, KFOR-i ka theksuar krenarinë për shërbimin dhe bashkëpunimin krah për krah me aleatët shqiptarë, duke vlerësuar frymën e unitetit dhe partneritetit.
“Si një ekip i vetëm”, thuhet në mesazhin e KFOR-it, i cili u ka uruar festën Shqipërisë dhe ushtarëve shqiptarë.
🇦🇱 Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!