
KFOR ka njoftuar se ushtarë të këtij misioni, nga kombësi të ndryshme, kanë kryer një ushtrim me municion të vërtetë në Pejë.
Në njoftim shtohet se, ushtrimi ka nxitur shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe duke rritur ndërveprueshmërinë mes njësive pjesëmarrëse.
‘’ Përmes këtyre aktiviteteve, të fokusuara në skenarë reagimi emergjent, personeli i KFOR-it mban një nivel të lartë të vetëdijes situacionale, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë’’, ka deklaruar mes tjerash KFOR.
Njoftimi:
Ushtarë nga vende të ndryshme kontribuuese brenda Komandës Rajonale Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, morën pjesë në një ushtrim me municion të vërtetë në poligonin Voloire, pranë Kampit Villaggio Italia në Pejë/Peć.
Ushtrimi bashkoi personel nga kombësi të ndryshme, duke nxitur shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe duke rritur ndërveprueshmërinë mes njësive pjesëmarrëse.
Përmes këtyre aktiviteteve, të fokusuara në skenarë reagimi emergjent, personeli i KFOR-it mban një nivel të lartë të vetëdijes situacionale, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë.