
E diela e parë e vitit të ri 2024, sjellë para ekraneve emisionin e parë “Kampionët” me një super panelë.
Analistit tonë të përhershëm, Bekim Isufit, në studio i janë bashkuar edhe Muhamet Dragusha, Tahir Lushtaku, Bekim Shotani dhe Qëndrim Kida.
Në diskutim e sipër, trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida foli për stinorin pranveror.
“Stinori pranveror do të jetë më i ashpër në aspektin e konkurrencës në Superligën e Kosovës, andaj pres që ta kemi më të vështirë ndaj ekipeve më të mëdha.”
Malisheva aktualisht ka përfunduar sezonin vjeshtor në pozitën e katërt, mbi Prishtinën e Gjilanin.