Gazeta10

Kina e zemëruar nga vizitat e krerëve amerikanë, organizon prap stërvitje afër Tajvanit

Kina urdhëroi për më shumë stërvitje ushtarake rreth Tajvanit pasi presidenti i ishullit u takua me anëtarët e një delegacioni të ri të Kongresit të SHBA të hënën, si shenjë mbështetjeje e mëtejshme midis ligjvënësve amerikanë për ishullin vetëqeverisës që Pekini e pretendon si të tijin, shkruan NBC News, transmeton Gazeta 10.

Mediat tajvaneze treguan se delegacioni mbërriti për bisedime, por detajet e takimit nuk u publikuan menjëherë. Delegacioni do të nisej të hënën më vonë me një aeroplan të qeverisë amerikane.

Vizita erdhi më pak se dy javë pas udhëtimit të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan, i cili shkaktoi ditë të tëra ushtrimesh ushtarake kërcënuese nga Kina, duke përfshirë lëshimin e raketave mbi ishull dhe në ngushticën e Tajvanit. Pelosi është anëtarja më e lartë e qeverisë amerikane që viziton Tajvanin tash 25 vite.

Kina dërgoi gjithashtu avionë luftarakë dhe anije të marinës përtej mesit të rrugës ujore, e cila ka qenë prej kohësh një pengesë midis palëve që u ndanë në mes të luftës civile në 1949. Kina e konsideron kontaktin zyrtar midis politikanëve amerikanë dhe qeverisë së ishullit si mbështetje për pavarësinë e saj nga Pekini.

Gong Yulong / Xinhua via AP

Stërvitje shtesë në detet dhe qiejt përreth Tajvanit u njoftuan nga Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës të hënën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes dhe Komanda e saj e Teatrit Lindor në një deklaratë.

Stërvitjet kanë për qëllim si një “përgjigje të vendosur dhe parandaluese solemne kundër marrëveshjeve të fshehta dhe provokimit midis SHBA-së dhe Tajvanit”, tha ministria, shkruan NBC News./Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë