
Mori vëmendjen e të gjithëve deklarata e Luizit ditën e djeshme se Meridian Ramçajn nuk e njihte mirë kurse me dy shokët e tij Jonin dhe Marion kishte dy vite pa folur.
“Kam parë se jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë. Meridiani, a ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty(i drejtohet moderatorit). Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë të thojë se ‘Unë jam menaxheri etj etj’, kjo është e tepruar”, u shpreh Luizi ditën e djeshme në “Shqipëria Live”.
Në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar në mënyrë indirekte Joni. Ai ka postuar në Instagram-in e tij një fragment nga filmi shqiptar “Çifti i lumtur” ku thuhet: “Unë nuk di se çfarë i thonë kësaj.”
Në Post Big Brother VIP, Luizi deklaroi se duke marrë parasysh famën dhe vëmendjen e madhe që ka marrë që kur u bë pjesë e shtëpisë më të famshme, të gjithë u ‘sulën’ për të marrë pak nga fama e tij duke e mbështetur dhe duke thënë vetëm fjalë të mira për të./Gazeta10
