Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kjo është gjendja e tre të plagosurve në Veternik

Gazeta10
12 August 2024 - 12:57

Tre persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në lagjen Veternik.

Policia ka bërë të ditur për se të njëjtit fillimisht ishin përfshirë në një rrahje me disa persona të tjerë, ku pastaj u përdorën edhe armët.

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe gjendja e tyre është stabile.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla tha për Telegrafin se janë në përfundim të konsultimeve të nevojshme dhe se të njëjtit do të lëshohen pastaj në shtëpi.

“Po i kemi pranuar në Emergjencë, janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe gjendja e tyre është stabile. Jemi duke i përfunduar konsultimet e nevojshme dhe pas tyre do të lëshohen në shtëpi”, ka thënë Syla.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.