
Fundjava e fillim-marsit na sjellë xhiron e 24-të në La Liga, e cila në përbërje ka disa ndeshje interesante.
Ndeshja hapëse e kësaj xhiron luhet të premten e 3 marsit, me Real Sociedadin që e pret në “LaReal Arena” ekipin e Cadizit.
Të shtunën, me fillim nga ora 21:00, Atletico Madrid përballë në “Wanda Metropolitano”do të ketë skuadrën e Sevillas.
Ndërkohë, ekipi tjetër nga kryeqyteti, Real Madrid këtë fundjavë do të jetë mysafir i Real Betis, me ndeshjen që luhet të dielën nga ora 21:00 në “Benito Villamarin”.
Barcelona do të zhvillojë duelin ndaj Valencias, të dielën me 5 mars, duel i cili luhet në “Camp Nou”.
Tabelën e elitës së futbollit spanjoll e kryeson Barcelona me 59 pikë, 7 më shumë se ndjekësit më të afërt, Real Madrid, i cili ka 52 pik; të grumbulluara.