Lajme

Klinaku i OVL UÇK-së: Të dënohet Mustafa për vrasjet e serbëve, absurde

Gazeta10
16 Dhjetor 2022 - 10:26

Kryetari i OVL – UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për burgim deri në 26 vite ndaj Salih Mustafës.

Sipas tij ka qenë e ditur se vendimi i kësaj gjykate do të jetë politike dhe nuk kanë shpresuar se do të ketë ndonjë vendim pozitiv, raporton Gazeta10.

“Opinioni është krijuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë vrasje e ndërsa në vendim thuhet se nuk dihet a e kanë bërë ata apo serbët, e në një rast thonë se vrasjen e kanë bërë serbët”, tha ai.

Ai shton se të gjitha akuzat që i ka lexuar gjykatsja dëshmit e saj janë të orkestruara të mbledhura nga Serbia pushtuese në Kosovë e cila i ka shantazhuar dëshmitarët.

“Çdo denim që e kanë marrë pjesëtarët e UÇK-së qoftë me secilin kodë të luftës, denimi maksimal është paraparë me 20 vite ndërsa Gjykata Speciale e denon me 26 vite Sali Mustafën, Serbia i ka thënë të marrin vendim të jashtëligjshëm”, shtoi Klinaku.

Sipas tij Salih Mustafa ka luftuar në emër të këtij populli dhe kjo gjykatë nuk mund të jetë e Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.