Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Klose “i përkulet” Messit pasi ia theu rekordin historik

Gazeta10
23 June 2026 - 12:03

Legjenda e futbollit gjerman, Miroslav Klose, ka uruar Lionel Messin pasi argjentinasi theu rekordin e tij si golashënuesi më i mirë në historinë e Kampionateve Botërore.

Messi realizoi dy gola në fitoren 2:0 të Argjentinës ndaj Austrisë, duke arritur në kuotën e 18 golave në Botëror dhe duke kaluar rekordin e mëparshëm të Kloses me 16 gola. Ky rekord e bëri yllin argjentinas golashënuesin më të mirë në historinë e këtij kompeticioni.

Pas arritjes historike të Messit, Klose nuk kurseu fjalët e mëdha për ish-yllin e Barcelonës.

“Lionel Messi është për mua futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Urime kampion”, deklaroi Klose për mediat gjermane.

Messi, i cili po luan Botërorin e tij të gjashtë, vazhdon të thyejë rekorde edhe në prag të ditëlindjes së 39-të. Përveç rekordit të golave në Kupat e Botës, ai ka ndihmuar Argjentinën të sigurojë kalimin në fazën e eliminimit direkt të Botërorit 2026.

Me dy golat kundër Austrisë, Messi arriti kuotën e pesë golave në Kupën e Botës 2026 dhe kryeson listën e golashënuesve të turneut.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.