Gazeta10

Klubi i Biznesit të Kosovës në Washington, takohen me zyrtarët e Çështjeve Komerciale dhe Biznesit në Departamentin e Shtetit

Klubi i Biznesit të Kosovës përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur për një takim që kanë pasur sot me Zyrën e Çështjeve Komerciale dhe të Biznesit në Departamentin e Shtetit.

Në komunikatë thuhet se janë fokusuar në forcimin e lidhjeve ekonomike në mes të Kosovës dhe SHBA-së, duke eksploruar mundësitë për rritjen e tregtisë dhe investimeve.

“Diskutimet tona theksuan rëndësinë e krijimit të partneriteteve që shfrytëzojnë fuqitë e të dyja ekonomive tona. Ne eksploruam rrugët për bashkëpunim në sektorë të ndryshëm”, thuhet në njoftim.

“Ky takim nënvizoi rolin kritik të mbështetjes së SHBA-së në nxitjen e rritjes ekonomike dhe inovacionit në Kosovë. Jemi të entuziazmuar për potencialin e ndërmarrjeve dhe investimeve të reja të përbashkëta që do të sjellin përfitime për të dy vendet tona.Një falënderim i madh për Zyrën e Çështjeve Komerciale dhe të Biznesit për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike SHBA-Kosovë.Së bashku, mund të arrijmë gjëra të mëdha!”, përfundon njofitmi./Gazeta10

NË FOKUS

Përplasen ‘keq’ Ahmet-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Përplasen ‘keq’ Ahmeti-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Screenshot_15-1
Gani Germia jep deklaratën e fortë për ish menaxherin: Ai nuk është burrë hiq, ka 24 orë kohë për me e prish kontratën
xhamia-600x330-1
E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu
ndii
NDI mohon se sondazhi për rënditjen e partive politike i publikuar sot në disa media është i tyre
arbeni
Arben Ahmeti dhe Gani Geci sqarohen pas degradimit në debat- deklaratat e plota të tyre
IMG_6519
Në këtë orë falet nesër Kurban Bajrami
Screenshot 2024-06-13 212130
"Kingji falë t'koft" - 3 vjet më vonë "Drenica" i bashkon dorën Gani Gecit e Arben Ahmetit
LAJMI-I-FUNDIT
Ky është i riu që e rrëmbeu 29-vjeçarin dhe kërkoi 30 mijë euro për lirimin e tij