
Klubi i Biznesit të Kosovës sot u takua me zytarët e Departamentit të Shtetit të Amerikës, raporton Gazeta10.
Në këtë takim u diskutua forcimi i marrëdhënieve ekonomike diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ne trajtuam rolin e rëndësishëm të sektorit privat në nxitjen e rritjes ekonomike dhe stabilitetit rajonal. Gjithashtu, u theksua rëndësia e mbështetjes së SHBA-së për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, një hap thelbësor për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit”, thuhet në postim./Gazeta10