Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Koalicion VV-Nisma, Limaj kryetar i Kuvendit? / Ahmeti komenton: Lëvizje taktike dhe e mundshme

Gazeta10
21 February 2025 - 18:17

Drejtori i përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti i ftuar në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka komentuar koalicionin e mundshëm në mes të LVV-së dhe Nisma.

Këtë koalicion Ahmeti e quajti një lëvizje taktike dhe të mundshme, raporton Gazeta10.

I pari i Kanal10 tha se ky koalicion edhe mund të bëhet pasi kryeministri Kurti duket që nuk është i disponueshëm për një koalicion të madh.

“Kjo është një lëvizje taktike dhe e mundshme pasi që Kurti duket që nuk është i disponueshëm për një koalicion të madh, dhe nuk është i disponuar për të ndarë pushtet sepse në ditën e zgjedhjeve Kurti nuk festonte por protestonte, kjo la për të kuptuar që interesi më i madh i tij është që të hyj në një përplasje të mëtutjeshme me Opozitën”, tha ai për Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.