Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Koalicion VV- PDK? – Berisha përgjigjet: Nëse ndodh, ndodh pa mua

Gazeta10
14 October 2024 - 22:29

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha i ftuar në emisionin “Politiko” të Kanal10, teksa fliste për gjendjen aktuale politike në vend, tregoi se me kë nuk do donte koalicion partiak zgjedhor, raporton Gazeta10.


E se a do donte koalicion me partinë në pozitë, Lëvizjen Vetvendosje Berisha dha dy arsye.

 

“Nëse pajtohem edhe unë me ta, se shteti i Kosovës është projekt i përkohshëm dhe në bazë të planit Franko-gjerman që ka qenë projekt i bashkimit të dy Gjermanive, atëherë kishte qenë partner i mirë”, deklaroi Berisha.

E sipas tii, nëse do ndodhte diçka e tillë, do ndodhte pa të.

“Edhe në filozofi politike, ne jemi shumë larg mes veti, ne jemi konzervator të djathtë, e nëse ndodh koalicioni ndodh pa mu”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.