
Kadri Kryeziu, ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese duke komentuar situatën politike në vend ka theksuar se ajo që po ndodh është e paprecedent pasi nuk ka ndodhur me herët bllokada të tilla institucionale, duke u pamundësuar kështu krijimi i institucioneve në Kosovë.
Ai komentet i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10.
Ai ka theksuar se për të funksinuar ashtu si duhet institucionet funksionale, duhet të bëhet koalicioni VV-PDK.
“Për të funksionuar ashtu sikur duhet, një koalicion në mes VV-së dhe PDK-së do të ishte i duhur dhe funksional”, tha ai mes tjerash, duke shtuar se kanë votat e mjaftueshme dhe kishte me funksionue edhe me minoritete, duke u përgatituar derisa të vijnë zgjedhjet serioze, pasi këto të fundit nuk kanë qenë aspak të tilla.
Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10