Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Koci për refuzimin e LDK-së: VV mund ta dëbojë kur të dojë!

Gazeta10
11 August 2026 - 19:07

Politologu Melazim Koci ka thënë se e kupton hezitimin e LDK-së dhe PDK-së për të hyrë në një bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e konsideruar këtë një pozicion problematik dhe kontestues.

Duke folur në emisionin “Gazeta” në Kanal10, Koçi ka theksuar se një parti që hyn në bashkëqeverisje me një subjekt që ka shumicën e mandateve në Kuvend rrezikon të ketë rol inferior.

“E kuptoj hezitimin edhe të PDK-së, por edhe të LDK-së që nuk e duan atë pozicion problematik dhe kontestues që është bashkëqeverisja”, ka deklaruar Koci.

Sipas tij, në një situatë ku Vetëvendosje ka shumicën e mandateve, partia që do të hynte në bashkëqeverisje do të ishte në pozitë më të dobët politike.

Koci ka thënë se e kupton kërkesën e LDK-së për postin e presidentit, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë që një kërkesë të tillë ta ketë edhe PDK-ja.

“Unë mendoj kështu: ky do të ishte balansim i pushteteve në Kosovë dhe këtë e mundëson dhe e kërkon kuorumi”, është shprehur ai.

Sipas Kocit, qeveria dhe Kuvendi mund t’i takojnë partisë fituese, ndërsa posti i presidentit do të duhej t’i besohej një figure nga opozita.

Ai ka propozuar gjithashtu që, nëse Vetëvendosje nuk pajtohet që presidenti të jetë nga një parti opozitare, atëherë opozitës t’i ofrohet mundësia që të propozojë një kandidat apartiak për këtë post.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.