Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Koci propozon marrëveshje të opozitës: Të dalë e bashkuar përballë Kurtit dhe të kërkojë konsensus për presidentin

Gazeta10
07 July 2026 - 19:24

Politologu Milazim Koci ka propozuar që partitë opozitare të arrijnë një marrëveshje të përbashkët politike për t’u përballur me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në emisionin “Gazeta” në Kanal10, Koci tha se një nga pikat e marrëveshjes mund të jetë mbështetja e projektit të gazit amerikan si një çështje madhore, për të cilën, sipas tij, duhet të kërkohet konsensus politik.

Ai shtoi se opozita duhet të identifikojë dy kandidatë për president, qofshin partiakë ose të pavarur, dhe të dalë e bashkuar përballë Kurtit.

Sipas Kocit, opozita duhet t’i bëjë të qartë Kurtit se, pasi ka siguruar shumicën për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, posti i presidentit duhet t’i takojë opozitës.

“Le t’i themi Kurtit: Ti i ke fituar 53 deputetë dhe me përfaqësuesit e pakicës serbe i ke rreth 62 vota. Ke marrë Qeverinë dhe kryetarin e Kuvendit. Mendojmë se presidenti, qoftë partiak apo apartiak, duhet t’i takojë opozitës. Opozita duhet të propozojë kandidatë që janë të pranueshëm edhe për Vetëvendosjen. Kjo është zgjidhja e vetme, zgjidhje tjetër nuk shoh”, deklaroi Koci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.