
Besim Kodra kryetari i Shoqatës së Pacientëve ka komentuar vdekjen e 4 vjeçares gjatë ditës e sotme.
Ai ka thënë se këto raste janë duke u shndërruar në fenomen, raporton Gazeta10.
“Është rast jashtëzakonisht i ndjeshëm nga të gjitha rastet që i trajtojmë prandaj e kemi pa të arsyeshme të bëjmë një reagim ndaj kundër Institucione në mënyrë që të kërkojmë përgjegjësi nga secili është në atë hallkën e përgjegjësive, problemi është se rastet e tilla janë shëndërruar në fenomen ku stafi mjekësor nuk është shumë i përgjegjëshëm ndaj të drejtave dhe kërkesave të pacientëve”, tha ai në Kanal10./Gazeta10