Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kolona në pikat kufitare, deri në 90 minuta pritje në Jarinjë

Gazeta10
25 October 2026 - 10:26

Pritje janë raportuar në disa pika kufitare të Kosovës, kryesisht në Jarinjë dhe Merdarë, për qytetarët që po dalin nga vendi.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për dalje nga Kosova në Jarinjë arrijnë deri në 90 minuta.

Në pikën kufitare në Merdarë, pritjet janë nga 30 deri në 40 minuta, ndërsa në Bërnjak rreth 30 minuta dhe në Dheun e Bardhë deri në 25 minuta.

Ndërkohë, pikat e tjera kufitare paraqiten me ngarkesë më të ulët dhe me pritje më të shkurtra.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.