
Qytetarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova.
Në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë janë krijuar kololona të automjeteve.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim kufitar pritjet në dalje te Dheu i Bardhë janë 50 deri në 60 minuta, ndërsa kolona është 150 metra.
Ndërsa, në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë 3-5 minuta.