Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kolumbia në alarm për shpërthim të mundshëm vullkanik

Gazeta10
05 April 2023 - 14:59

Sipas autoriteteve, një shpërthim i mundshëm mund të prekë rreth 57 mijë familje në 27 komuna në Kolumbi, raporton Gazeta10.

Vullkani ‘Nevado del Ruiz’ i vendosur në kufirin e departamenteve Tolima dhe Caldas në Kolumbi, akoma mbetet nën një alarm portokalli për shkak të rrezikut të mundshëm të shpërthimit.

Që nga orët e mëngjesit të djeshëm, autoritetet kanë larguar në mënyrë parandaluese njerëzit që ndodhen në zona me rrezik të lartë.

Vullkani shkaktoi katastrofën më të keqe natyrore në historinë e vendit në nëntor të vitit 1985 kur shpërtheu, duke shkaktuar llavë dhe rrjedhë balte nga mbeturinat vullkanike që përfshiu qytetin Armero dhe duke lënë të vdekur më shumë se 23 mijë njerëz.

Javën e kaluar, qeveria ngriti nivelin e alarmit të vullkanit pas një rritje të aktivitetit vullkanik.

Sipas autoriteteve, një shpërthim i mundshëm mund të prekë rreth 57 mijë familje në 27 komuna. Rreth 40 familje që jetojnë në shpatet e vullkanit tashmë janë larguar, ndërsa të tjerët kanë refuzuar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ka disa zona të largëta ku mungesa e një sinjali televiziv i ka penguar autoritetet të arrijnë te njerëzit në rrezik, ndaj janë kthyer në përdorimin e radiove për qëllime komunikimi. Turistëve që udhëtojnë në zonë iu është mohuar hyrja për arsye të sigurisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.