
Raporti:Arbenita Ilazi/Kanal10
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është mbajtur konferenca para apelit në çështjen ndaj Salih Mustafës, i dënuar në shkallë të parë më 26 vjet burgim. Aty mbrojtja e Mustafës ka bërë të ditur se deri tani kanë dorëzuar nëntë shkaqe apelimi dhe ka kërkuar që Mustafës t’i vihet në dispozicion sa më parë versioni përfundimtar i aktgjykimit në gjuhën shqipe.
Në seancën që nuk ka zgjatur më shumë se 1 orë, është shfaqur përmes një video-lidhjeje sërish Salih Mustafa, i njohur si Komandant Cali.
Por këtë herë duke kërkuar para trupit gjykes të Apelit ulje të dënimit të tij nga 26 vjet sa ishte dënuar në shkallën e parë.
Aty është bërë e ditur se deri më tani janë dorzuar nëntë shkaqe të Apelit derisa kërkohet version perfundimtar i aktgjykimit në gjuhën shqipe
Avokati Julius von Bone ka thënë se deri më tani nuk ka pasur mundësi të kontribuojë në shkaqet Aapeli pasi që i akuzuari ka në dizpozicion vetëm versionin në gjuhën angleze.
Ndërsa nga Zyra Administrative kanë deklaruar se versioni paraprak i përkthimit të aktgjykimit është dorëzuar sot dhe pretendojnë që ai final të jetë gati jo më vonë se data 20 mars.
Lidhur me këtë, mbrojtja e Mustafës ka kërkuar që kjo të bëhet më herët, marrë parasysh që dënimi është shqiptuar më 16 dhjetor të vitit 2022.
Në këtë seancë, prokurori i rastit ka thënë se Mustafa duhet të mbetet i ndaluar gjatë periudhës së Apelit meqë sipas tij ekziston rreziku i largimit.
Lidhur me këtë, kryetarja e Panelit të Apelit, Michele Picard ka thënë se një person mbetët i ndaluar gjatë periudhës së Apelit në përjashtim të rastit kur trupi gjykues ose ai i Apelit urdhëron ndryshe.
Salih Mustafa, i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej shtatorit të vitit 2020, e ka ndjekur këtë seancë përmes video-lidhjes.
Më 16 dhjetor të vitit të kaluar, ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është dënuar me 26 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.