Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komandanti i KFOR-it në Kosovë takon Rakiq, është diskutuar siguria në veriun e vendit

Gazeta10
27 October 2022 - 17:40

Komandati i ri i KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia, ka takuar kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe kryetarët e katër komunave veriore të Republikës së Kosovës, ku është diskutuar situata në veriun e Kosovës, raporton Gazeta10.

Në komunikatën e KFOR-it thuhet se mes tyre është diskutuar situata e përgjithshme dhe specifikisht siguria në veri të Kosovës.

“Gjatë këtij takimi njohës, komandanti i KFOR-it, diskutoi për situatën e përgjithshme, veçanërisht për një komunikim të besueshëm dhe transparent dhe për aspektet e sigurisë në veri të Kosovës. Ai gjithashtu e informoi z. Rakiq dhe përfaqësuesit e komunave për aktivitetet dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të parandaluar ndonjë përshkallëzim në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.

Më tej, bëhet e ditur se komandati i KFOR-it i ka siguruar kryetarët e komunave se ata janë duke e monitoruar situatën nga afër.

“COMKFOR-i siguroi kryetarët e komunave se KFOR-i po monitoron nga afër situatën, veçanërisht në veri të Kosovës dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes. për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Tutje, komandati i ri i KFOR-it në Kosovë ka bërë thirrje që të shmangen veprimet e njëanshme dhe të vazhdohet përpara me dialogun konstruktiv të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Gjenerali Ristuccia u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet e njëanshme, të ruajnë përmbajtjen, të përmbahen nga dhuna dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog. KFOR-i mbetet i paanshëm dhe i përkushtuar për të ofruar kornizën e sigurisë në të cilën mund të vazhdojë Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në komunikatë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.