Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komandanti i KFOR-it takohet me Jevtiqin, flasin situatën e sigurisë

Gazeta10
21 February 2024 - 19:55

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Oezkan Ulutash, është takuar të mërkurën me kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, me të cilin kanë biseduar për situatën e sigurisë në vend.

“Komandanti i KFOR-it është takuar edhe me kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, me të cilin ka ndarë pikëpamjet e tij për situatën e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Gjatë qëndrimit në Shtërpcë, Ulutashi thuhet se është takuar edhe me personelin e KFOR-it të caktuar në ekipet monitoruese ndërlidhëse të KFOR-it që veprojnë në mbarë Kosovën.

“Këto ekipe mbajnë kontakte të përditshme me komunitetet lokale. Kjo është thelbësore për suksesin e misionit tonë, pasi na lejon të kuptojmë më mirë nevojat e popullatës lokale dhe implikimet e tyre për sigurinë lokale”, thuhet më tej në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.