Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Kombëtaren siç nuk e keni parë asnjëherë tjetër”, FFK kërkon ta ndiqni në TikTok me një video me lojtarët që shkrihen së qeshuri

Gazeta10
03 Prill 2024 - 16:02

Futbollistët e Përfaqësueses Kosovës janë parë teksa ndajnë momente gazmore gjatë kohës kur janë të grumbulluar me ekipin përfaqësues për ndeshjet miqësore apo zyrtare.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka hapur faqen zyrtare në rrjetin e përfolur social TikTok.

Për të krijuar përmbajtje interesante, ekipi menaxhues ka mbledhur disa nga lojtarët e ekipit për t’iu bërë disa pyetje.

Megjithatë, pyetjet të cilat nuk janë publikuar, kanë krijuar shumë të qeshura tek lojtarët duke krijuar momente gazmore.

Këto momente më pas janë shfaqur në faqen zyrtare, duke kërkuar nga tifozët ta ndjekin faqen e FFK-së në TikTok.

“Kombëtaren siç nuk e keni parë asnjëherë tjetër”, shkruante në përshkrimin e videos.

Pjesë e videos thuajse të gjithë lojtarët e Dardanëve, duke përfshirë yjet si Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Amir Rrahmani, Valon Berisha të tjerë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.