Gazeta10

Komisioni për Buxhet ratifikon dy marrëveshje ndërkombëtare, vlera e tyre mbi 100 milionë euro

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka ratifikuar dy marrëveshje ndërkombëtare në vlerë prej 104 milionë euro.

Marrëveshja e parë ka të bëjë për Investime për Projektin Energjia diellore në KEK-Porta Globale si dhe Marrëveshja për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se Marrëveshja e Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltsike në KEK-Porta Globale mundëson harmonizimin e legjislacionit të brendshëm me atë të Bankës.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshje do të mundësojë harmonizimin e legjislacionit të brendshëm me atë te Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, nga e cila si anëtare përfiton financiarisht për realizimin e projekteve që shpesh shërbejnë për te përputhur me standardet dhe legjislacionin e BE-se. Amendamenti i Marrëveshjes fshin Seksionin 3 të Nenit III të Marrëveshjes për Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Ky seksion qe kufizonte Bankën nga hyrja në garanci, huamarrje ose hua te drejtpërdrejta shuma e cilat nuk mund të tejkalonte një për qind të kapitalit te Bankës”, tha Murati./EO

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur