Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kompenzimi i orëve, Këshilli i Prindërve: Mësimi të shtunave është gabim, ai nuk mbahet me zor

Gazeta10
15 October 2022 - 19:45

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar lidhur me kompenzimin e orëve duke thënë se të mbahet mësimi të shtunën është gabim dhe si ai nuk mbahet me zor, raporton Gazeta10.

Që mësimi të mbahet edhe të shtunave ka qenë propozim i MASHT-it ndërsa kryetarët e komunave të Kosovës kanë kërkuar që të ketë orë shtesë brenda ditëve të punës.

Në reagimin e tyre thuhet se ka pasur një tentim të njëllosjes së këtij këshillit dhe se kjo nuk qëndron.

Më tej, thuhet se ata si prindër janë mbështetur për muri.

Këtu keni reagimin e plotë:

“Ka pasur tentim për njollosje të KP të Kosovës sikur deklarimet janë politike e të pambështetura nga prindërit për mos mbajtjen e mësimit të shtunave.
Besojmë se sot kjo është vërtetuar (kush dëshiron të shoh e kuptoj drejt) që qëndrimet tona të deklaruara e konsistentë janë vullneti legjitim i prindërve, i bazuar në të drejtën e nevojën e fëmijëve për dinjitet, për pushim dhe aktivitet jashtëshkollor.
Neve, prindërve, na kanë mbështetur për muri vendimet arbitrare dhe mohuese të të drejtave të fëmijëve vazhdimisht (edhe nga institucionet) andaj zëri ynë duhet të jetë sa i fuqishëm e masiv, aq edhe legjitim, i arsyeshëm, i urtë e i bazuar.
Mësimi nuk bëhet me zor! Kjo nuk po kuptohet drejt! Mësimi të shtunave është gabim e ai do të refuzohet arsyeshëm!
Një veprim civil, dinjitoz, i paanshëm e shumë i drejtë i mbrojtjes së fëmijëve u bë sot!
FËMIJËT KANË TË DREJTA – OBLIGOHEMI T’I MBROJMË!”, thuhet në reagimin e tyre. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.