
Faik Zekaj, zëdhënës i Komunës së Pejës, ka bërë një sqarim lidhur me gjendjen e aksit rrugor Pejë – Rugovë.
Zekaj tha se mirëmbajtja dhe rregullimi i kësaj rruge nuk janë në kompetencat e Komunës së Pejës, por sipas tij, janë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Ky reagim, vjen pas raportimeve se gjendja e aksit rrugor Pejë – Rugovë është vështirë e kalueshme dhe e rrezikshme për qytetarët për shkak të rrëshqitjes së gurëve.
Tutje, Zekaj u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar ndërsa ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme pa vonesë.