10 LIVE

Komuna e Prishtinës hesht përballë “kafshimeve” të qenëve endacak në kryeqytet (Foto)

Gazeta10
12 Gusht 2022 - 12:31

Të enjtEn është sulmuar nga qentë endacakë një fëmijë i moshës 8-vjeçare në Rrugën C në Prishtinë, raporton Gazeta10.

Për këtë rast janë publikuar edhe pamjet e rënda të kafshimit të qenve në trupin e 8-vjeçarit.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës vazhdon të mburret me punë e festivale, por një nga shqetesimet më të mëdha të qytetarëve të Prishtinës për trajtimin e qenëve endacakë, ka mbetë ende pa një adresim dhe seriozitet.

Për këtë problem Komuna ende nuk ka prezantuar ndonjë plan për trajtimin e qenëve. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.