Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komuna e Prishtinës kallëzim penal ndaj inspektorit për Trashëgimi kulturore: Qeveria po na pengon

Gazeta10
07 April 2025 - 17:55

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se Komuna të cilën e udhëheq ai ka bërë kallëzim penal ndaj inspektorit të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore.

Sipas Ramës autoritetet qendrore, pra qeveria po i pengon krejt projektet madhore.

“Gjatë mandatit tonë qeverisës, kemi kërkuar vazhdimisht mundësi bashkëpunimi për të punuar në interes të qytetarëve të Prishtinës. Megjithatë, përpjekjet tona, në vazhdimësi janë penguar nga strukturat qeveritare, të cilat për arsye politike dhe interesa të ngushta kanë bllokuar realizimin e projekteve jetike për qytetin, madje duke shkelur ligjin!” – ka shkruar ndër të tjera Rama.

Postimi i plotë:
KALLXIM PENAL NDAJ INSPEKTORIT TË INSPEKTORIATIT PËR TRASHËGIMI KULTURORE!

Të gjitha projektet transformuese që kemi filluar në kryeqytet, janë bllokuar dhe ndaluar nga autoritetet e qeverisë qendrore. Të gjitha projektet madhore, pa asnjë përjashtim!

Gjatë mandatit tonë qeverisës, kemi kërkuar vazhdimisht mundësi bashkëpunimi për të punuar në interes të qytetarëve të Prishtinës. Megjithatë, përpjekjet tona, në vazhdimësi janë penguar nga strukturat qeveritare, të cilat për arsye politike dhe interesa të ngushta kanë bllokuar realizimin e projekteve jetike për qytetin, madje duke shkelur ligjin!

Të ndodhur në këtë situatë, jemi detyruar të ndërmarrim hapa ligjor të nevojshëm!

Ekipa ligjore e Komunës së Prishtinës ka nisur procedura ndaj atyre që kanë kontribuar në bllokimin e projekteve! Kemi iniciuar kallëzim penal ndaj Inspektorit të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, për veprime në kundërshim me ligjin dhe interesin publik!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.