Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Komuna e Prishtinës solidarizohet me Ukrainën, mbanë seancë solemne

Gazeta10
24 February 2023 - 10:56

Në 1 vjetorin e fillimit të agresionit  rus në Ukrainë, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur seancë solemne në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas dhe thirrje për paqe në këtë shtet.

Seanca solemne filloi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të luftës të vrarë nga agresori rus në Ukrainë.

Të pranishëm në këtë seancë ishin edhe gazetarë ukrainas të cilët po qëndrojnë në Kosovë, të strehuar me vendim të Qeverisë së Kosovës.

Me këtë rast para të pranishmëve kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar që është privilegj që kryeqyteti është nikoqir i gazetarëve ukrainas.

Ai ka permendur sfidat me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Ukrainës duke thënë se ky popull po dënohet vetëm për shkak të orientimit të tyre perëndimor.

Ai ka përshendetur koordinimin e bashkësisë nderkombëtare në mbështetje të Ukrainës.

Kryetari Rama në fund shprehu bindjen e thellë që së bashku do të triumfojmë kundër të keqës.

I pranishëm në këtë seancë ishte dhe Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, i cili shprehu mbështetjen e parezervë të SHBA-ve dhe partnerëve nderkombëtar për Ukrainën në këtë luftë. Ai ka vlerësuar lartë mbështetjen  që Kosova i ka dhënë dhe po vazhdon t’i jap Ukrainës në këtë kohë lufte.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog deklaroi që agresioni rus është sulm jo vetëm kundër Ukrainës por edhe kundër demokracisë. Ai falënderoi Kosovën që sipas tij politikisht i është  bashkuar BE-së duke aplikuar me sukses sanksionet kundër Rusisë.

Nga ana tjetër gazetarët e Ukrainës falënderuan shtetin e Kosovës për strehimin e tyre në këtë epokë të vështirë që po kalon shteti i tyre.

Në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas ekzekutivi i Prishtinës, asambleistët dhe të pranishmit gjatë seancës solemne kanë mbajtur në qafë nga një shallë me flamurin e Ukrainës.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.