
Raporti: Bleona Dallaveraj
Dita e çlirimit do të duhej të festohej me koncerte ku do të jehonte kënga. Por, në shenjë solidarizimi me krerët e UÇK-së në Hagë, komuna e Skënderajt, ka vendosur që të mos organizoi koncert. Shënimi i kësaj dite u bë vetëm me nderimin e të rënëve, përmes një akademie përkujtimore dhe disa aktivitete tjera.
Për dallim nga herat tjera kur Skenderaj festonte ditën e saj te çlirimit me organizime të ndryshme, këngë e valle, 18 qershori i këtij viti, këtë komunë, e gjeti të zymtë.
E gjithë kjo, në shenj solidarizimi me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.
Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, thotë për Kanal 10,se kanë vendosur që një manifestim të tillë mos ta mbajnë për shkak të pakënaqësisë që krerët e UÇK-së po gjykohen padrejtësisht në Hagë.
Megjithatë, Komuna e Skenderajt ka nderuar të rënët për këtë ditë, me një akademi përkujtimore në Qendrën e Kulturës.
Për rezistencën e popullit shqiptar duke i bërë ballë agresionit serb, kanë folur edhe akademikë e historianë.
Në nderim të qindra të rënëve nga zona e Drenicës në luftën e fundit, në Ditën e Çlirimit, është zbuluar edhe busti i Idriz Rrecit, në parkun që mban emrin e tij, në qytetin e Skënderajt.