Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komunat e kundërshtojnë rritjen e çmimit të tatimit në pronë

Gazeta10
17 April 2023 - 19:22

Raporti: Fjolla Xheladini / Kanal10

Pak ditë para afatit të fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit të pronë, komunat po këmbëngulin që të mos ketë rritje të çmimit. Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë kërkuar që të mos ketë ngritje, derisa kryetarë komunash e organizata të qeverisjes lokale thonë se në këtë formë do të dëmtohen ekonomitë familjare.

Ngritja e çmimit të tatimit në pronë vazhdon të kundërshtohet nga komunat e Kosovës.

Prandaj, këto të fundit po kërkojnë të mos ndryshojë vlera e faturave, ani pse Projektligji për tatimin në pronë është në procedurë në Kuvendin e Kosovës.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se kryetarët e komunave kanë kërkuar të mos ketë ngritje të faturave për shkak të situatës ekonomike e sociale.

Ibrahimi ka shtuar se faturat e tatimit do të jenë edhe më të larta në vitin 2025 krahasuar me vitin aktual.

E kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi vlerëson se rritja e çmimit të tatimit në pronë është në dëm të qytetarëve.

Ndërsa nga Kabineti i Kryetarit të Komunës së Gjilanit, kanë thënë se qytetarët po vazhdojnë të bëjnë pagesat njësoj.

“Qytetarët kanë vazhduar njësoj të bëjnë pagesat sipas faturave të reja të tatimit në pronë. Ne si komunë, presim nga qeveria e republikës së Kosovës, që pas miratimit të vendimit në qeveri, ta procedojë dhe të votohet nga Kuvendi i Kosovës, në mënyrë që pastaj të ndajë dhe transferoj buxhetin e llogaritur si rezultat i faljes së faturave të tatimpaguesve deri në vlerën 100 euro. Qytetarët të cilët kanë kryer pagesat e faturave të këtij viti, do të kompensohen, zbriten në faturat e vitit 2024.”, thuhet në përgjigjet e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Gjilanit.

Të dëmshëm për qytetarët e shohin këtë rritje edhe nga organizatat e shoqërisë civile.

Valmir Ilazi, nga Iniciativa për Progres thotë se rritja e çmimit të tatimit do të ketë pasoja në ekonomitë familjare.

Qytetarët e Kosovës kanë afat që deri në fund të muajit prill të bëjnë pagesën e këstit të parë të tatimit vjetor në pronë, në të kundërtën do të gjobiten.

Ndërsa muaji shtator është afati për këstin e dytë të pagesës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.