Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komuniteti Politik Evropian, Vuçiq arrin në Londër, nga Kosova merr pjesë presidentja Osmani

Gazeta10
17 July 2024 - 15:17

Më 18 korrik në Londër do të mbahet takimi i radhës i Komunitetit Politik Evropian. Në këtë ngjarje Kosova do të përfaqësohet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani e kishte konfirmuar para një jave nga Washingtoni se do ta marrë pjesë në këtë organizim.

Serbia ndërkohë do të përfaqësohet nga presidenti serb, Aleksander Vucic, i cili ka arritur sot në Londër.

Në këtë samit, Vuçiq siç raportojnë mediat serbe, do të marrë pjesë në një tryezë për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë.

Kreu i shtetit serb pritet që të takojë edhe presidentin e Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrin holandez, Dick Schoof.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.