Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Konfirmohet lajmi i Kanal10, Sami Sermaxhaj merr drejtimin e Malishevës

Gazeta10
19 Shtator 2022 - 18:23

Sami Sermaxhaj është emëruar trajner i skuadrës së Malishevës.

Sermaxhaj te Malisheva vjen si pauses i Arsim Thaqit, i cili u shkarkua nga Malisheva gjatë javës së kaluar.

Emërimin e Sermaxhajt si trajner, Malisheva e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

“𝙆𝙚𝙢𝙞 𝙠𝙚̈𝙣𝙖𝙦𝙚̈𝙨𝙞𝙣𝙚̈ 𝙩𝙚̈ 𝙠𝙤𝙣𝙛𝙞𝙧𝙢𝙤𝙟𝙢𝙚̈ 𝙨𝙚 𝙠𝙡𝙪𝙗𝙞 𝙠𝙖 𝙖𝙧𝙧𝙞𝙩𝙚̈ 𝙢𝙖𝙧𝙧𝙚̈𝙫𝙚𝙨𝙝𝙟𝙚 𝙗𝙖𝙨𝙝𝙠𝙚̈𝙥𝙪𝙣𝙞𝙢𝙞 𝙢𝙚 𝙩𝙧𝙖𝙟𝙣𝙚𝙧𝙞𝙣 𝙎𝙖𝙢𝙞 𝙎𝙚𝙧𝙢𝙖𝙭𝙝𝙖𝙟. 𝙉𝙜𝙖 𝙨𝙤𝙩 𝙩𝙧𝙖𝙟𝙣𝙚𝙧𝙞 𝙎𝙚𝙧𝙢𝙖𝙭𝙝𝙖𝙟 𝙙𝙤 𝙩𝙚̈ 𝙙𝙧𝙚𝙟𝙩𝙤𝙟 𝙨𝙠𝙪𝙖𝙙𝙧𝙚̈𝙣 𝙣𝙜𝙖 𝙥𝙤𝙯𝙞𝙩𝙖 𝙚 𝙆𝙧𝙮𝙚𝙩𝙧𝙖𝙟𝙣𝙚𝙧𝙞𝙩. 𝙋𝙪𝙣𝙚̈ 𝙩𝙚̈ 𝙢𝙗𝙖𝙧𝙚̈ 𝙙𝙝𝙚 𝙨𝙪𝙠𝙨𝙚𝙨𝙚 𝙩𝙧𝙖𝙟𝙣𝙚𝙧” thuhet në njoftimin e klubit.

Thaqi u largua nga Malisheva si pasojë e rezultateve jo të kënaqshme në fillimin sezonin e Superligës së Kosovës.

Përvojën e fundit si trajner, Sermaxhaj e ka pasur vitin e kaluar me Drenicën.

Ai ishte emëruar si trajner i përkohshëm te Drenica, por arriti që në fund ta shpëtoj skuadrën nga Skenderaj nga rënia nga elita e futbollit kosovar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.