Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfirmohet nga PDK: Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti, nuk rikandidon

Gazeta10
18 October 2026 - 20:18

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e kryetarit pasi ky subjekt të marrë vendimin për procesin e zgjedhjeve në parti.

Aktualisht njoftohet se nuk ka vendim për dorëheqje.

Zyra për Informim e PDK ka bërë me dije se në këtë fazë janë të përqendruar rreth temave që lidhen me Specialen:

“Nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Kryetari Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më” theksojnë në PDK.

“Në këtë fazë, PDK-ja është e përqendruar në finalizimin e hapave për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në fazën e apelit. Për çdo vendim dhe zhvillim zyrtar brenda partisë, do t’ju njoftojmë në kohën e duhur”, thuhet më tej në përgjigjen e Zyrës për Informim të PDK.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.